Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik identifikimi. Ky numër quhet IMEI (Identiteti Ndërkombëtar i
Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund ta kërkoni atë, për
shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes të Xperia™ Care për të regjistruar
pajisjen tuaj. Po ashtu, nëse pajisja juaj vidhet, disa ofrues të rrjeteve mund ta përdorin
këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin ose rajonin tuaj.
Për pajisjet me dy karta SIM, ka dy numra IMEI, një për secilën fole të kartës SIM.
Për të parë numrat IMEI në pllakën e etiketës
1
Hapni kapakun për folenë e kartës SIM nano dhe të kartës së kujtesës.
2
Hiqni mbajtësin e kartës SIM/kartës së kujtesës. Vendosni një thua ose objekt
tjetër me një majë të gjatë të hollë nën anën e shiritit të etiketës dhe më pas
tërhiqeni jashtë shiritin. Numrat IMEI janë të afishuar në shirit.
Mund të shikoni po ashtu numrat IMEI duke hapur formuesin e numrit të telefonit dhe duke
futur
*#06#
.
Për të parë numrat IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >
Informacioni i IMEI-t.