Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni pajisjen
për herë të parë. Mund ta përdorni përsëri pajisjen kur është duke u ngarkuar; shikoni
Ngarkimi i pajisjes tuaj
në faqen 37.
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, një udhëzues konfigurimi ju ndihmon për të
konfiguruar cilësimet bazë, për të personalizuar pajisjen dhe për të hyrë në disa llogari,
p.sh. një llogari e Google™.
Për të ndezur pajisjen
Është e rëndësishme të përdorni kabllon USB Type-C™ (të dhënë) kur ngarkoni pajisjen pasi
llojet e tjera të kabllos USB mund ta dëmtojnë pajisjen tuaj. Rekomandohet që ta ngarkoni
baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni për herë të parë pajisjen.
1
Shtypni për pak çaste tastin e energjisë deri sa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës SIM 1 dhe SIM 2 kur të kërkohet dhe më pas trokitni
lehtë
.
3
Prisni për një moment që pajisja të nisë punën.
Kodi PIN i kartës SIM fillimisht ofrohet nga operatori i rrjetit tuaj, por mund ta ndryshoni më
vonë nga menyja Cilësimet. Për të korrigjuar një gabim të bërë gjatë futjes së kodit PIN të
kartës SIM, trokitni lehtë
.
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, trokitni lehtë mbi
Fikja.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.