Montimi
Pajisja juaj mbështet vetëm kartat SIM nano. Karta SIM nano dhe karta e kujtesës kanë
fole të veçanta në të njëjtin mbajtës. Sigurohuni që të mos i ngatërroni këto të dyja. Foleja
e kombinuar e kartës SIM/kartës së kujtesës ju lejon të përdorni një kartë kujtese ose një
kartë SIM shtesë.
Për të parandaluar humbjen e të dhënave, sigurohuni që ta fikni pajisjen ose të çmontoni
kartën e kujtesës para se ta zvarrisni dhe ta hiqni mbajtësin për të hequr kartën (ose kartat)
SIM nano ose kartën e kujtesës nga pajisja.
Për të futur një ose dy karta SIM nano
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Me anë të thoit, zvarritni dhe nxirrni mbajtësin e kartës SIM/të kujtesës.
2
Vendosni mirë kartën kryesore SIM (SIM 1) në drejtimin e duhur në pozicionin (1)
siç tregohet në ilustrim.
3
Vendosni mirë kartën shtesë SIM (SIM 2) në drejtimin e duhur në pozicionin (2) siç
tregohet në ilustrim.
4
Shtyjeni lehtë mbajtësin përsëri në fole deri sa të zërë vend.
Për të futur kartën SIM nano dhe kartën e kujtesës
1
Me anë të thoit, zvarritni dhe nxirrni mbajtësin e kartës SIM/të kujtesës.
2
Vendosni mirë kartën SIM në drejtimin e duhur në pozicionin (1) siç tregohet në
ilustrim.
3
Vendosni mirë kartën e kujtesës në drejtimin e duhur në pozicionin (2) siç tregohet
në ilustrim.
4
Shtyjeni lehtë mbajtësin përsëri në fole deri sa të zërë vend.
Për të hequr kartën SIM nano
1
Me ekranin të kthyer poshtë, hapni kapakun e folesë së kartës SIM nano/kartës së
kujtesës.
2
Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës së kujtesës/SIM nano.
3
Hiqni kartën SIM nano dhe më pas shtyjeni lehtë mbajtësin në fole deri sa të zërë
vend.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikni pajisjen ose çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet > Hapësira ruajtëse
dhe kujtesa > > Të përparuara > Arkivi > pranë Karta SD.
2
Me ekranin të kthyer poshtë, hapni kapakun e folesë së kartës SIM nano/kartës së
kujtesës.
3
Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës së kujtesës/SIM nano.
4
Hiqni kartën e kujtesës dhe më pas shtyjeni lehtë mbajtësin në fole deri sa të zërë
vend.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.